Transmetuar më 16-07-2018, 18:35

300 krokodilë janë vrarë nga fshatarët në një zonë të Indonezisë, në një rezervat natyror.

Masakra ishte në shenjë hakmarrjeje për një burrë që mendohet se është vrarë nga një kafshë në vend.

Zyrtarët dhe policia thanë se nuk ishin në gjendje të ndalonin sulmin dhe kanë ngritur akuza.

Vrasja e një specie të mbrojtur është një krim që dënohet me gjobë ose burgim në Indonezi.

"Një punonjës dëgjoi dikë që bërtiste për ndihmë dhe shkoi shpejt atje. Ai pa një krokodil që po sulmonte dike”, tha kreu i Agjencisë së Ruajtjes së Burimeve Natyrore të Indonezisë në Papua Perëndimore.

Pas funeralit të shtunën, disa qindra banorë të zemëruar shkuan në rezervuar, të pajisur me thika, lopata e çekiçë.

Fillimisht ata sulmuan zyrën e fermerit të krokodilëve dhe pastaj vranë 300 zvarranikët. /k.k/noa.al/