Transmetuar më 16-07-2018, 17:46

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian Johanes Hahn mbërrin nesër në Tiranë, takim i cili lidhet me punën përgatitore për çeljen e negociatave.

Lajmin e ka dhënë vetë Hahn i cili sqaron se vizita lidhet me të ashtuquajturin procesi “screening”.

Mësohet se ai do të vizitojë edhe Shkupin po në kuadër të procesit të negociatave.

Komisioneri ka të parashikuar në axhendë takime me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë.

Nuk janë të parashikuar takime me krerët e partive opozitare si me liderin e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Nuk dihet se pse nuk është parashikuar në axhendë një takim me krerët e opozitës./a.m./noa.al/