Transmetuar më 16-07-2018, 17:15

Kombëtarja jonë nuk ishte në Botërorin “Rusi 2018”, por shqiptarët ishin më prezentë se kurrë në një Kupë Bote.

Katër shqiptarët e Zvicrës dhe Adnan Januzaj i Belgjikës ishin yjet që shkëlqyen në fushë.

Por, një shqiptare shkëlqeu me performancën e saj në natën finale. Bëhet fjalë për këngëtaren Era Istrefi e cila ishte një prej 3 artistëve që kënduan këngën zyrtare të Botërorit.

Një ditë pas finales, ajo ka ndarë me fansat në rrjetet sociale një mesazh ku shprehet mjaft e lumtur për performancën.

“Gjurmët e performancës së kaluar, një nga ditët më të bukura të jetës sime”, shkruan ajo.

Por një prej komentuesve ka ironizuar Erën teksa i shkruan se “sinkronizimi i buzëve ishte perfekt”, duke aluduar se nuk këndoi LIVE.

Por, nuk ka vonuar përgjigja e Erës.

“Mund t’i shikosh videot dhe të më dëgjosh duke kënduar LIVE. Shpresoj se do ta rregullojnë zërin kur t’i postojnë performancën zyrtare”, ia kthen ajo./a.m./noa.al/