Transmetuar më 16-07-2018, 16:02

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Vercelli të Italisë ku një 30-vjeçar ka vrarë nënën adoptuese.

Caleb Ndong Merlo, ka vrarë 66-vjeçaren Paola Merlo, e cila i dha një jetë të re të riut me origjinë nga Kameruni.

Gruaja është vrarë pasi nuk ka kënaqur kërkesat e vazhdueshme të të birit për para’ sipas raportimeve nga mediat italiane.

Njoftimin për vdekjen e të moshuarës e dha vetë autori i krimit.

Ai tha se e gjeti të ëmën të vdekur në banesë, teksa deklaroi se ai mendonte që “ajo ishte rrëzuar duke bërë punët e shtëpisë”.

Gruaja ishte mjaft e njohur në zonë për angazhimet e saj për bamirësi. Ajo ishte një mësuese në pension./a.m./noa.al/