Transmetuar më 16-07-2018, 14:38

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili po hetohet pas dyshimeve si i përfshirë në trafik droge, vijon të shijojë ditët e nxehta të verës.

Ditën e sotme, bashkë me të birin ai është ndalur në një liqen, emrin e të cilit nuk e bën me dije.

“Liqeni pa emër dhe një burrë”, shkruan Tahiri, teksa publikon fotografitë e të birit buzë liqenit.

Ai nuk është ndalur me kaq, por ka publikuar një video, ku shihet duke notuar.

Shkruan vetëm pak, dhe mjafton për të ngacmuar “Stil deri në breg”.

Një ironi e hollë e ish-ministrit, i cili lë të kuptohet se pavarësisht akuzave dhe sulmeve ndaj tij, do ia arrij që t’ia dalë në breg. /a.y/noa.al