Transmetuar më 16-07-2018, 13:58

Nënë e bijë humbën jetën të shtypura nga një shkëmb prej 350 kilogramësh, i cili i zuri poshtë teksa udhëtonin me makinë.

Është kjo mënyra tragjike në të cilën gjetën vdekjen Karen Christiansen, 67 vjeçe dhe vajza e saj 32-vjeçare Jena.

U desh ndërhyrja e katër punonjësve të zjarrfikëses për të spostuar gurin e madh që kishte shtypur makinën e tyre një “Toyota Avalon”, pasditen e së hënës që lamë pas në shtetin amerikan të Minnesota.

Joe Czeck, personi që ndodhej në drejtimin e kamionit prej nga ra shkëmbi që zuri mjetin e dy grave, u arrestua të mërkurën pasi hetuesit ranë në gjurmët e tij nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Jena, e cila gjatë viteve të fundit kishte drejtuar një sërë rrjetesh të restoranteve “Red Lobster”, kujtohet me dashuri nga miqtë e saj në rrjetet sociale.

I fejuari i saj Ryan Killian, tha se vdekja e Jena e ka tronditur, “E di që ishte një aksident, por kamionisti nuk shkatërroi vetëm dy jetë. Zemra ime është e copëtuar. Bota humbi një engjëll”.

Shefi i policisë së Rosemount, Mitchell Scott, tha se aksidenti shkatërroi familjen e Karenm dhe Jena. /a.y/noa.al