Transmetuar më 16-07-2018, 12:33

Një filxhan çaj në ditë, është miku më i mirë për zemrën, sidomos kur bëhet fjalë për kalimin e viteve.

Studiuesit e universitetit Shtetëror të Pensilvanisë në SHBA, në një artikull të publikuar në revistën ‘American Heart Association’, kanë thënë se kjo është mënyra më e mirë për të ulur edhe sasinë e kolesterolit Hdl, ai që quhet kolesterol i mirë.

Pirja e çajit ul me 8%, edhe rrezikun për sëmundjet e zëmrës.

Për të arritur në këto rezultate, janë marrë në studim 80.182 persona nga komuniteti Kailuan e Tangshan, në Kinë për një periudhë 6 vjeçare.

Kur bëhet fjalë për çajin duhet edhe të zgjedhim jeshil apo të zi? Të dy janë shumë të mirë, pasi janë të pasur me polifenol dhe katetin, që janë oksidant.

Lidhja mes konsumit të çajit dhe uljes të kolesterolit, është më e theksuar te personat që i kanë kaluar të 60-at, të cilët janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, për shkak të konsumit të duhanit dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Por çaji duhet të shoqërohet edhe konsumin e frutave, mishit dhe ushqimeve bimore, në mënyrë që të jetë sa më efektiv.