Transmetuar më 16-07-2018, 12:10

Tema e shembjes së Teatrit Kombëtar, ka ngjallur sërish debate në Komisionin e Medias dhe Edukimit.

Ndërsa për çështjen e truallit të Teatrit, ishte thirrur për të raportuar drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri, kryetarja e komisionit hodhi akuza.

Albana Vokshi tha se nuk po jepet informacion për truallin ku ndodhet Teatri.

“Kemi kërkuar hartën e truallit, por nuk është vënë në dispozicion. Nuk e di se në cilën dispozitë është e përcaktuar që ju nuk jepni hartën. Besoj se keni marrë urdhër”, u shpreh Vokshi.

Sipas saj për të fshehur se sa pronë private përfiton kompania “Fusha sh.p.k” tek toka e Teatrit, kryeregjistruesi keqinterpreton Kushtetutën.

Por nga ana e tij Pjetri tha se nxjerrja informacionit cenon të dhënat personale.

“Të dhënat personale mbrohen nga ligji. Nëse ata japin pëlqimin informacioni jepet”, u shpreh Pjetri. /a.y/noa.al