Transmetuar më 16-07-2018, 12:01

Kur bëhet fjalë për emisionet sportive, televizioni Top Channel, identifikohet me Edi Manushin.

Por pas shumë vitesh nën drejtimin e “Procesit sportiv”, vjen lajmi i papritur.

Teksa dje u mbajt emisioni “Top Arena” pas finales së botërorit të futbollit, Manushi lajmëroi largimin.

Ai njoftoi mbrëmjen e djeshme se nuk do të jetë më pjesë e emisionit sportiv.

“Rrugëtimit tim me emisionet sportive i erdhi fundi. Është momenti t’ia lëmë stafetën brezit të ri”, deklaroi moderatori.

Ajo që mbetet për t’u parë është nëse Manushi do të jetë sërish pjesë e ekranit dhe formati i cili mund ti përshtatet. Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim për vijimin e karrierës së tij. /a.y/noa.al