Transmetuar më 16-07-2018, 11:07
Familja e kompletuar, princi i vogël në krahët e nënës Kate, babai William, motra Charlotte dhe vëllai George.
Pallati mbretëror anglez Kensington Palace, ka publikuar fotografitë zyrtare të pagëzimit të princit Louis, fëmija i tretë i Kate dhe William.
Bashkë me ta ndodhet edhe xhaxhai i vogëlushit, princi Harry, bashkëshortja e tij Meghan Markle, gjyshi Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla.
Louis i cili është 12 javësh, u pagëzua më 9 korrik.
Ceremonia e pagëzimit, u mbajt në kishën St. James Palace, mes një rrethi të ngushtë familjarësh. /a.y/noa.al