Transmetuar më 16-07-2018, 10:24

Finalja e pasdites së djeshme e kampionatit botëror të Futbollit, ku Franca mposhti Kroacinë me rezultatin 4-2, u shoqërua me skedina dhe baste të shumta.

Por moderatorja Luana Vjollca, ka qëlluar në shenjë, duke fituar një shumë të majmë.

Ajo ka bërë me dije në Instagram, se kishte vendosur 500 euro për fitoren e Francës, nëse shënonte 3 ose më shumë gola.

Por siç njofton se e kishte për herë të parë që luante, ka qëlluar në shenjë.

“Basti im i parë fitova”, shkruan Luana.

Ajo publikon edhe skedinën, ku zbulon se ka fituar 2250 euro. /a.y/noa.al