Transmetuar më 16-07-2018, 10:10

Një apel i dëshpëruar ai i Thomas Markle, i cili i lutet publikisht të bijës Meghan Markle dhe bashkëshortit të saj, princit Harry të Anglisë, që të kontaktojnë me të, para se të vdesë.

Qysh kur nuk mundi të marrë pjesë në martesën mbretërore, për shkak të problemeve shëndetësore, ai nuk ka patur më mundësi që të përqafojë të bijën.

Ai beson se familja mbretërore e mban larg çiftin prej tij, por për shkak të problemeve të rënda kardiake, Thomas thotë se dëshiron që ta përqafoj Meghan për të fundit herë.

Thomas pretendon se të gjitha herët që telefonon të bijën, përgjigjet një anëtar i stafit të familjes mbretërore, i cili i thotë gjithmonë se është e zënë dhe nuk ka marrë më asnjë mesazh nga e bija.

Siç raporton “Mirror”, ai ndihet i shkatërruar dhe shton se, “Nëse mbretëresha është e gatshme të takojë presidentin tonë arrogant dhe injorant, nuk ka arsye pse të mos takojë. Nuk kam si ta lëndojë”.

Po ashtu, ai shprehu keqardhje që pjesëtarët e familjes së Meghan nuk u ftuan në dasmë. /a.y/noa.al