Transmetuar më 16-07-2018, 09:56

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo, ka mbërritur në Itali këtë të diel, pas bashkimit të bujshëm me ekipin e Juventus.

Gjatë ditës së sotme ai pritet ti nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më tej do të mbahet konferenca për prezantimin e tij, nën fanellën bardhë e zi.

Ai shoqërohej nga e dashura Georgina, e cila e ka shoqëruar në të gjitha momentet e tij të rëndësishme.

Nga kontrata me Juventus, Ronaldo do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.

Ronaldo e kaloi natën në një lokal, në shoqërinë e Presidentit të Juventus, Andrea Agnelli dhe zv.Presidentit Pavel Nedved.

Detajet zyrtare lidhur me transferimin e tij do të komunikohen në konferencën e parashikuar për tu mbajtur pasditen e sotme, në 18.30. /a.y/noa.al