Transmetuar më 16-07-2018, 08:27

Fitorja e Kampionatit Botëror të Futbollit nga ana e Francës në përballje me Kroacinë, përveç festimeve është shënuar edhe me incidente dhe trazira.

Grupe tifozësh kanë hedhur objekte të forta kundër vitrinave të dyqaneve duke bërë plaçkitje, veçanërisht në ‘Drugstore Publicis’, pak metra larg Harkut të Triumfit në Paris, ku ishin të projektuar emrat e futbollistëve heronj të fitores së Moskës.

Efektivët e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe grupet e tifozëve u shpërndanë më në periferi, përreth Place de la Concorde.

Incidente dhe gaz lotsjellës pati edhe në qendër të Lione, në Rouen dhe Mentone.

Rreth 110 mijë agjentë u angazhuan nga ministria e Brendshme franceze, për të garantuar këtë fundjavë.

Ndërkohë një person humbi jetën gjatë festimeve në Annecy- Tragedia, në juglindje të Francës, pas fitores së kombëtares.

Bëhet fjalë për një burrë 50-vjeçar, i cili humbi jetën pasi u hodh në një kanal me ujë, duke përplasur fuqishëm pjesën e qafës, çka bëri që të ndërrojë jetë. /a.y/noa.al