Transmetuar më 16-07-2018, 08:00

Në vjeshtë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet të bëhet baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, ndodhet në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe pritet të sjellë në jetë një djalë.

Por këtë te diel Veliaj ka qenë i ftuar në “Top Arena”, ku ka folur më shumë mbi ndjesinë e këtij momenti.

Ai e cilësoi si ndjesinë më të bukur që ka përjetuar ndonjëherë.

Ndërkohë i ngacmuar lidhur me ushqimin për të cilin Ajola ka neps, ai tha, “Spinaqi, e do shumë spinaqin”.

Deri më tani çifti nuk ka shprehur ndonjë preferencë për emrin e të voglit që pritet të vijë në jetë. /a.y/noa.al