Transmetuar më 15-07-2018, 22:57

Will Smith është një nga aktorët më të famshëm në botë, aktori i famshëm dikur ishte edhe reper shumë i suksesshëm, e iu rikthye zanatit të vjetër në këngën “Live It Up”, në bashkëpunime me Era Istrefin e Nicky Jam, që ishte kënga zyrtare e Kupës së Botës.

Pas një performance të suksesshme, Ëill ka publikuar disa fotografi në Facebookun e tij, duke dërguar edhe mesazhe për kolegët më të cilët ka bashkëpunuar.

Këngëtarit nga Porto Riko, Nicky Jam i ka dërguar falënderime për ftesën për të qenë pjesë e spektaklit më të madh në botë, duke i dërguar përqafime.

Sa i përket Erës, Will ka shkruar:

“Je një shpirt i bukur e delikat. Të vlerësoj. Vazhdo buzëqeshjen”.

Të tre së bashku ata dhuruan një performancë mbresëlënëse para nisjes së finales, Francë-Kroaci.

Franca doli triumfuese në përballjen me Kroacinë duke e mundur me rezultatin 4-2 dhe duke ngritur trofeun./a.k/noa.al/