Transmetuar më 15-07-2018, 21:02

Xherdan Shaqiri është transferuar në mënyrë surprizë te gjigandi i Premier Ligës, Liverpul.

Liverpul ka pranuar të paguajë rreth 13.7 milionë paundë për kartonin e lojtarit shqiptar, aq sa është edhe klauzola e prishjes së kontratës me Stoke City, që ka në pronësi kartonin e lojtarit.

Ai është prezantuar me trajnerin, lojtarët dhe stafin pas mbërritjes pranë klubit dhe është pritur mjaft ngrohtë.

Ai u përfol edhe për një transferim të mundshëm te Lazio, por përballë milionave të Liverpulit italianët nuk mund të bëjnë asgjë.

Shaqiri do ta ketë mjaft të vështirë të sigurojë një vend titullari, në një ekip ku treshja Salah-Mane-Firminho ishte në nivele tepër të larta sezonin e fundit.

Ekipi i Klop është forcuar së tepërmi.

Më herët janë afruar edhe Naby Keita dhe Fabinho, lojtarë që pritet t’i japin më shumë cilësi skuadrës./a.k/noa.al/