Transmetuar më 15-07-2018, 19:53

I ka ardhur fundi edhe Botërorit “Rusi 2018”, ndërsa Franca ka ngritur trofeun e këtij kompeticioni të madh.

Franca arriti të fitojë përballë Kroacisë me rezultatin 4-2.

Në këtë mënyrë, Franca ka arritur të ngreje këtë trofe për të dytën herë pas 20 vitesh.

Gjithashtu për t’u komplimentuar është edhe Kroacia.

Kjo skuadër që doli nënkampione bote, përveçse zhvilloi një futboll të bukur, arriti të shkruajë edhe historinë duke mbërritur për herë të parë ne një finale Botërori.

Pas kësaj finaleje është shpallur edhe lojtari më i mirë i këtij Botërori.

Me lojën e tij të bukur, duke udhëhequr Kroacinë në finale, Luka Modric, është shpallur futbollisti i këtij Botërori. /a.k/noa.al/