Transmetuar më 15-07-2018, 19:34

I ka ardhur fundi edhe Botërorit “Rusi 2018”, ndërsa Franca ka ngritur trofeun e këtij kompeticioni të madh.

Franca arriti të fitojë përballë Kroacisë me rezultatin 4-2.

Në këtë mënyrë , Franca ka arritur të ngreje këtë trofe për të dytën herë pas 20 vitesh.

Futbollisti më i mirë i ri, është shpallur talenti francez, Kylian Mbappé.

Kylian Mbappé është futbollisti i tretë më i ri që shfaqet në finalen e Kupës së Botës, pas Giuseppe Bergomit 18 vjecar me Italinë në vitin 1982 dhe Pelé 17 vjeçar me Brazilin në vitin 1958.

Ylli i PSG-së aktualisht është në moshën 19 vjeçare.

Ky është turneu i parë i tij në këto përmasa dhe deri më tani ka shënuar dhe 3 herë./a.k/noa.al/