Transmetuar më 15-07-2018, 19:23

I ka ardhur fundi edhe Botërorit “Rusi 2018”, ndërsa Franca ka ngritur trofeun e këtij kompeticioni të madh.

Franca arriti të fitojë përballë Kroacisë me rezultatin 4-2.

Në këtë mënyrë , Franca ka arritur të ngreje këtë trofe për të dytën herë pas 20 vitesh.

Gjithashtu për tu komplimentuar është edhe Kroacia, e cila përveçse zhvilloi një futboll të bukur, arriti të shkruajë edhe historinë duke mbërritur për herë të parë ne një finale Botërori.

Pas kësaj finaleje është shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Antoine Griezmann është shpallur lojtari i ndeshjes në finalen e Kupës së Botës.

Futbollisti ka bërë një performancë të kënaqshme në këtë takim dhe në fund ka ardhur shpërblimi./a.k/noa.al/