Finalja e botërorit të futbollit “Rusi 2018”, përfundoi para pak minutash me fitoren e ekipit francez 4-2 përballë ballkanasve.
Në këtë mënyrë u shua dhe ajo që u quajt ëndrra për të sjellë Kupën e Botës në Ballkan.
Kjo ndeshje është shoqërua me shpejtësi me ironi në rrjet.
Protagonist është sërish kryeministri Edi Rama.
Në njërën foto që shihni më poshtë, tregohet arsyeja pse Kroacia humbi, duke ilustruar me përqafimin që Rama i dha presidentes kroate.
Fotomontazhi ka për qëllim të sugjerojë se tersi i Kroacisë ishte pikërisht kjo foto.
Kurse fitorja e Francës në foton që gjeni më poshtë, i atribuohet “refuzimit” të presidentit francez Makron që të bëjë një selfie me Edi Ramën ashtu si kryetarja e shtetit kroat pranoi të bëjë. /noa.al/
ÇASTET PLOT EMOCION
Ndërsa më poshtë gjeni një galeri me foto profesionale të FIFA të çasteve të finales së madhe dhe atmosferës së Rusi 2018.