Transmetuar më 15-07-2018, 18:55

I ka ardhur fundi edhe Botërorit “Rusi 2018” dhe sigurisht ka një triumfues.

Franca ka arritur të ngrejë kupën në finalen përballë Kroacisë.

Francezët arritën të fitojnë me rezultatin e thellë 4-2, në finalen e zhvilluar në “Luzhniki Stadium” të Moskës.

Pjesa e parë e këtij takimi është mbyllur me avantazhin e Francës me rezultatin 2-1.

Fillimisht kane qenë francezët që kanë kaluar të parët në avantazh pas një autogoli nga Mandzukic në minutën e 18’.

Goli i barazimit për kroatët është shënuar nga Perisic në minutën e 28’.

Goli i avantazhit për francezët ka ardhur sërish nga Griezmann pas një 11-metërshi në minutën e 39’, duke mos gabuar përballë portierit Subasic.

Pjesa e dytë e kësaj finaleje, gjithashtu ka nisur e vrullshme për të dyja skuadrat.

Goli i tretë për francezët u shënua nga Pogba në minutën e 59’, pas një gjuajtje me shumë zgjuarsi, ndërsa portieri nuk ka mundur të bëjë dot asgjë për ta ndalur.

Ndërkaq goli i katërt ka ardhur nga këmbët e talentit 19-vjeçar Mbappe, në minutën e 65’.

Ka qenë Mandzukic ai që ka ngushtuar rezultatin në 4-2, në minutën e 69’, pas një gabimi të portierit Lloris, por nuk ka mjaftuar, pasi me këtë rezultat është mbyllur i gjithë takimi.

Nëpërmjet kësaj finaleje, Franca ka arritur të ngreje këtë trofe për të dytën herë pas 20 vitesh.

Gjithashtu për tu komplimentuar është edhe Kroacia, e cila përveçse zhvilloi një futboll të bukur, arriti të shkruajë edhe historinë duke mbërritur për herë të parë ne një finale Botërori. /a.k/noa.al/