Transmetuar më 15-07-2018, 18:27

Franca ka thelluar epërsinë përballë Kroacisë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës.

Aktualisht po luhet pjesa e dytë dhe rezultati i përkohshëm është 4-2 në favor të francezëve.

Pjesa e parë e këtij takimi është mbyllur me avantazhin e Francës me rezultatin 2-1.

Fillimisht kane qenë francezët që kanë kaluar të parët në avantazh pas një autogoli nga Mandzukic në minutën e 18’.

Goli i barazimit për kroatët është shënuar nga Perisic në minutën e 28’.

Goli i avantazhit për francezët ka ardhur sërish nga Griezmann pas një 11-metërshi në minutën e 39’.

Goli i tretë për francezët u shënua nga Pogba në minutën e 59’.

Ndërkaq goli i katërt ka ardhur nga këmbët e talentit 19-vjeçar Mbappe, në minutën e 65’.

Ndërkaq goli i dytë për kroatët u shënua nga Mandzukic 69’./a.k/noa.al/