Transmetuar më 15-07-2018, 17:49

Finalja e Kupës së Botës, “Rusi 2018” ka nisur me mjaft vrull.

Aktualisht është luajtur pjesa e parë e takimit Francë-Kroaci.

Pjesa e parë e këtij takimi është mbyllur me avantazhin e Francës me rezultatin 2-1.

Fillimisht kane qenë francezët që kanë kaluar të parët në avantazh pas një autogoli nga Mandzukic në minutën e 18’. 

Goli i barazimit për kroatët është shënuar nga Perisic në minutën e 28’. 

Goli i avantazhit për francezët ka ardhur sërish nga Griezmann pas një 11-metërshi në minutën e 39’. 

Francezët do të synojnë trofeun e dytë pas 20 vjetësh, ndërsa kroatët duan të bëjnë historinë, si skuadra e parë ballkanase që merr një trofe të tillë./a.k/noa.al/