Transmetuar më 15-07-2018, 17:10

Para nisjes së finales së Kupës së Botës “Rusi 2018”, këngëtarja shqiptare Era Istrefi së bashku me Nicky Jam dhe Ëill Smith, kanë dhuruar një performancë magjike.

Era Istrefi performoi pak minuta para se të fillonte finalja e Kupës së Botës dhe krijoi një atmosferë briliante në Luzhniki të Moskës.

FIFA me anë të një postimi në faqen zyrtare ka falenderuar Era Isterfin, Nicky Jam dhe Ëill Smith.

Në finalen e “Luzhniki Stadium” të Moskës, luajnë Kroacia dhe Franca.

Francezët do të synojnë trofeun e dytë pas 20 vjetësh, ndërsa kroatët duan të bëjnë historinë, si skuadra e parë ballkanase që merr një trofe të tillë./a.k/noa.al/