Transmetuar më 15-07-2018, 16:02

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shkruan se një nga problemet që ai has gjatë pushimeve që bën në Sarandë, janë plehrat.

“Kam 7 vite që, çdo verë në Sarandë, bëj të njëjtën betejë me plehrat që nuk i mbledhin! Betejë me bashkinë por edhe me qytetarët që ku gjejnë shkurre hedhin plehra… Rezultati 0”, shkruan Manjani në një postim në Facebook.

Ai shkruan më tej se të njëjtat plehra (të cilat i ka shfaqur nëpërmjet fotografive) qendrojnë pa u pastruar prej tre ditësh.

“Sot është dita e tretë dhe askush nuk vjen ti pastrojë këto mbetje… Erën spektakolare që vjen aty nuk e përshkruaj dot! Thjesht mblodhëm plaçkat dhe po ikim… Shumë keq! Zhul shekullor…”, shkruan Manjani./a.k/noa.al/