Transmetuar më 15-07-2018, 14:33

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është një prej politikanëve më aktiv dhe kritikë lidhur me problematika të caktuara që ka vendi.

Por ditën e sotme, ai ka ndarë një eksperiencë personale dhe familjare, teksa ndodhej me pushime në Sarandë.

Ai ka publikuar fotografitë, për të treguar edhe arsyen e largimit nga qyteti bregdetar:

“Kam 7 vite që, çdo verë në Sarandë, bëj të njëjtën betejë me plehrat që nuk i mbledhin!

Betejë me bashkinë por edhe me qytenarët që ku gjejnë shkurre hedhin plehra…

Rezultati 0.

Sot është dita e tretë dhe askush nuk vjen ti pastrojë këto mbetje… Erën spektakolare që vjen aty nuk e përshkruaj dot!

Thjesht mblodhëm plaçkat dhe po ikim…

Shumë keq! Zhul shekullor…” /a.y/noa.al