Transmetuar më 15-07-2018, 14:19

Kryeministrja britanike, Theresa May, duke folur për ‘BBC’, bëri me dije se në takimin e kësaj të premteje me Presidentin amerikan Donald Trump, ai i ka kërkuar të denoncojë Bashkimin Europian.

Ai i propozoi këtë rrugë, në vend që të vijojë negociatat për Brexit, pas daljes së vendit të qeverisur prej saj nga Bashkimi Europian.

May tha më tej se zgjidhja që i sugjeroi Trump, iu duk shumë brutale.

“Presidenti amerikan më tha se duhet të denoncoja BE-në dhe të mos negocioja. Më sugjeroji që të mos shkoja në takime, pasi në këtë mënyrë do të përfundoja në një rreth vicioz”, u shpreh May.

Por Kryeministrja tha se do bëjë më të mirën për të negociuar marrëveshjen më të mirë për Britaninë e Madhe.

May mbrojti modelin se si Britania e Madhe po ndahet nga Bashkimi Europian, duke kërkuar mbështetje për rrugëtimin e nisur. /a.y/noa.al