Transmetuar më 15-07-2018, 13:36

Kolesteroli dhe një regjim ushqimor i pasur me ynydrë, është një kombinim që i bën keq prostatës. Madje rrezikohet edhe tumori.

Ushqimet me yndyrë, kolesteroli i lartë, çojnë në anomali dhe ka shumë mundësi që të prekeni edhe nga tumori i prostatës.

Nëse këto shenja janë në trupin tuaj, specialistët e shoqatës Italiane të Urologjisë Siu, “Società italiana di urologia” këshillojnë që të bëhet kujdes.

Urologët italianë, kanë marrë shtysë edhe nga studimet ndërkombëtare për të thelluar konstatimet e tyre.

Ata kanë marrë në studim 36 mijë burra nga mosha 40-99 vjeç, nga të cilët 9 mijë me kolesterol të lartë. Nga studimi doli se 25% e personave me kolesterol të lartë, kishin shumë shanse që të prekeshin edhe nga prostata.

Ndërsa një studim i dytë në të cilin janë analizuar 767 burra, ka dalë në përfundimin se kolesteroli i lartë në 37% të rasteve çonte në zhvillimin e tumoreve.

Në mënyrë që të parandalohen tumoret, profesor Vincenzo Mirone, i SIU rekomandon që të rregullohet dieta ushqimore, duke shmangur ushqimet me yndyrë dhe duke zgjedhur kryesisht produktet bimore.

Me që jemi edhe në stinën e verës peshku, frutat, perimet, si domatja dhe brokoli janë elementë shumë të mirë ushqimor për tu përdorur. Gjithashtu edhe pijet pa sheqer dhe ëmbëlsirat nuk do të bënin keq.