Transmetuar më 15-07-2018, 13:31

Mund të përgatisni vetë detergjente dhe pastrues, që mund të mbajnë fytyrën tuaj të freskët dhe të shndritshme dhe pa yndyrë.

Një recetë e tillë në kushte shtëpiake është marrja e dy lugëve tërshërë.

Kjo masë përzihet me një lugë mjaltë dhe me gjysme luge lëng limoni. Pasi të jetë përftuar një masë homogjene, kjo përzierje hapet në fytyrë, kryesisht në zonat më problematike.

Por kujdes! Jo në hundë dhe afër gojës. Këtë maskë mbajeni në fytyrë mesatarisht për 10-15 minuta. Më pas bëni shpëlajeni më ujë të vakët.

Një tjetër recetë është ajo e maskës me luleshtrydhe. Grihen në mikser 2 ose 3 kokrra luleshtrydhe në një tas. Këto përzihen me dy lugë mjaltë, dy vezë duke marrë vetëm të bardhën e tyre dhe një lugë lëng limoni.

Këtë përzierje përhapeni në fytyrë dhe lëreni për disa minuta. Më pas bëni shpëlarjen më ujë të vakët.

Por duhet patur kujdes, para se të përdoren këto receta shtëpiake, fytyra duhet të jetë e pastër dhe të mos ketë mbetje të make up.