Transmetuar më 15-07-2018, 12:50

Një vajzë 6-vjeçare nga El Salvador, e nda nga familja e saj në kufirin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, e qara e së cilës u filmua dhe përloti një botë të tërë është bashkuar me të ëmën.

Alison Jimena Valencia Madrid e dhe nëna e saj, Cindy Madrid, u ndanë nga autoritetet amerikane më 13 qershor.

Gjithçka pasi hynë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Texasi.

Në një filmim audio Alison dëgjohej duke iu lutur agjentëve në kufi, që të lajmëronin tezen, pasi vetëm asaj i mbante mend numrin e telefonit.

Gjithçka ndodhi pas arrestimit të nënës së të miturës, e cila u la e lirë më pas në një qendër për emigrantët.

Bashkimi i vajzës me nënën e saj ndodhi këtë të premte në Houston, ku Alison dhe Cindy ndodhen bashkë në qendrën për pritjen e emigrantëve. /a.y/noa.al