Transmetuar më 15-07-2018, 12:09

Mënyra e votimit në festivalin e muzikës “Kënga Magjike”, prej vitesh ngjall diskutime, prej faktit se janë vetë këngëtarët konkurrues ata që votojnë kolegët.

E pikërisht teksa pikët jepen hapur, krijohen edhe qejfmbetje mes artistëve.

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, e ftuar në emisionin “Thumb”, ka treguar se nuk flet me Çiljetën.

Fifi ka treguar se prishja e miqësisë mes tyre, ka ardhur pikërisht prej pikëve që ajo i ka dhënë Çiljetës.

“Asgjë s’ka ndodhur përveçse punës së pikëve tek “Kënga Magjike”. Është ndjerë e ofenduar dhe e fyer dhe jo e respektuar se unë i kam dhënë 7 pikë. Por duhet të ishin ata që s’u kam dhënë pikë fare të mërzitur. Çiljeta e di shumë mirë çfarë vendi ka tek unë. Jo nuk flasim. Çiljetës i kam kërkuar falje publikisht dhe i kërkoj falje prapë. I kam çuar mesazh dhe i kam thënë : Nëse respekti im ndaj teje vërehet nga pikët e Kënga Magjike atëherë nuk kemi çfarë diskutojmë më shumë. Nuk më ka kthyer. Nuk e kam bërë me qëllim atë”, u shpreh këngëtarja.

Më tej ajo shtoi se donte të nxirrte Fifin artiste dhe jo si mike, pasi tha se Fifi është pak më shumë artiste sesa mike. /a.y/noa.al