Transmetuar më 15-07-2018, 10:10

Moderatorja Luana Vjollca viteve të fundit ka tërhequr vëmendjen mbi vete, për shkak të formave të saj trupore.

Këto ditë ajo ndodhet me pushime në Itali, ku duket se po i shijon në maksimum.

Vazhdimisht ajo ka publikuar fotografi nga pushimet, ku në njërën prej tyre ku shihej me bikini, zbuloi edhe një tatuazh në zonën intime të trupit.

Por së fundmi ajo ka publikuar dy fotografi ku shihet me një minifund ngjyrë bezhë me të çara në anësore dhe një gjysmë kanotiere të së njëjtës ngjyrë.

Një veshje e cila i theksonte edhe më shumë format e Luanës.

“Luanesh”, shkruan moderatorja e cila është përfshirë edhe në botën e muzikës, si diçiturë të fotografisë. /a.y/noa.al