Transmetuar më 15-07-2018, 09:40

Një ajsberg gjigant po i afrohet Inaarsuit, një fshati në Groenlandën perëndimore.

Pjesa më e madhe e fshatit u evakuua, prej frikës se mos masivi gjigant i akullit përplaset me të.

Autoritetet thonë se nuk kanë parë një ajsberg kaq të madh pranë zonave të banuara.

Bëhet fjalë për 169 banorë të Inaarsuit të cilët jetojnë në afërsi të ajsbergut dhe që janë transferuar.

Ndërkohë centrali elektrik i fshatit dhe serbatorët e karburantit, janë pranë bregut.

Disa ekspertë kanë dhënë alarmin se në rast se ajsbergu përplaset me fshatin, rrezikohet tsunami.

Ndërkohë në fund të muajit qershor shkencëtarët amerikan të New York University, publikuan një video ku shihej momenti i shkëputjes së një ajsbergu nga akullnaja e Groenlandës. /a.y/noa.al Ajsbergu gjigant shkëputet nga akullnaja, pamjet lënë pa fjalë