Transmetuar më 15-07-2018, 09:08

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi, e cila mbrëmjen e sotme do të këndojë në finalen e Kampionatit Botëror në “Luzhniki Stadium”, ku përballet Franca me Kroacinë, gjatë provave është takuar me një futbollist mjaft në zë.

Bëhet fjalë për futbollistin brazilian Ronaldinjo, me të cilin Era nuk ka humbur mundësinë pa u fotografuar.

Era ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale pasditen e kësaj të shtune, ku shkruan se ndihet e lumtur nga provat.

Gjithashtu ajo shton, “Faleminderit Ronaldinjo që na u bashkove”.

Era do këndojë mbrëmjen e sotme në krahë të Will Smith dhe Nicky Jam, këngën “Live it up”. /a.y/noa.al

Këndon në finalen e Botërorit, Era Istrefi flet nga Rusia për “shqiponjën” e Xhakës dhe Shaqirit