Transmetuar më 14-07-2018, 23:23

Një avokat ka mbetur i vrarë në një atentat, në Caruaru, Brazil, vetëm pak sekonda pasi doli nga makina.

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur avokati del nga makina, së bashku me bashkëshorten, dhe merr në krahë vajzën e tij.

Menjëherë pas tij, një person vjen aty pranë i armatosur.

Teksa i dorëzon vajzën bashkëshortes, avokati shtrihet në tokë dhe qëllohet disa herë me pistoletë.

Ende nuk është identifikuar personi që ka qëlluar, por kamerat e sigurisë e tregojnë fare mirë atë. /k.k/noa.al/