Transmetuar më 14-07-2018, 23:01

Ka një shprehje që thotë, “kurrë mos thuaj kurrë”.

Në shumë raste gjen zbatim për njerëz që ndoshta disa gjëra i kanë urryer, apo nuk i kanë pëlqyer, dhe në fund u është dashur që t’i bëjnë.

E tillë ka ndodhur edhe me 33-vjeçaren Sara Johansson, e cila para se të trajnohej për pilote, i kishte tmerr fluturimet.

Edhe pse kur ishte e vogël ajo i urrente fluturimet, tani thotë se “nuk ka ndjenjë më të mirë se sa kur fluturon me një aeroplan”.

Megjithatë, fluturimet që dikur i kishte frikë dhe trajnimi për pilote nuk ishin pengesat e vetme në rrugën e saj.

Sara, e cila vjen nga Suedia, u stigmatizua edhe për shkak të gjinisë së saj, duke bërë kështu shumë më shumë teste për ta kaluar sfidën e të bërit pilote.

Ajo tani fluturon, dukë ndarë kështu në profilin e saj aventurat e shumta. /k.k/noa.al/