Transmetuar më 14-07-2018, 17:31

Ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano është një ndër figurat më të njohura të politikës edhe pse prej vitesh është tërhequr.

Nano jeton në Vienë, por nuk mungojnë edhe vizitat e tij të herë pas hershme në Shqipëri.

Sipas Express, sot ai është shfaqur në një aktivitet në Golem të Durrësit.

Aktiviteti në Golem u mbajt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nano është fotografuar në krah të Ali Ahmetit dhe ish- ministrit Sabit Brokaj.