Ndërron jetë aktori i njohur me origjinë shqiptare, Stan Dragoti.
Stan Dragoti, regjizori i njohur shqiptaro-amerikan, që dikur la botën e filmave për të ndryshuar imazhin e Neë York-ut, vdiq dje, në California, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare.
Këngëtarja e njohur Genta Ismajli, gazetari Beqir Sina, etj ishin disa nga shqiptarët e parë që dhanë lajmin në rrjetet sociale.
Ndërkaq kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi, e ka cilësuar Stan Dragotin “diamant i Diasporës shqiptare në SHBA”.
“Humbëm Stan Dragotin, artistin e shquar në Hollyëood. Ai është yll i Hollyëood-it, në Panteonin e kulturës shqiptare, i cili ka dhënë kontribut për Shqipërinë në qytetërimin bashkëkohor”, ka thënë Ruçi në mesazhin e tij ngushëllues”./a.k/noa.al/