Transmetuar më 14-07-2018, 11:56

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Reali i Madridit ka ndezur “motorët” e merkatos dhe është vënë në kërkim të zëvendësuesit.

Edhe pse lista është e gjatë me emrat e lakuar, për momentin madrilenët janë fokusuar te lojtari i Lazios, serbi Milinkoviç-Saviç për të cilin ka konkurencë mjaft të madhe me disa klube.

Ylli i ekipit kryeqytetas kërkohet edhe nga Juventusi dhe Manchester United.

Por, Reali duket më i favorizuar pasi ka gati një ofertë më të lartë, plot 120 milionë euro.

Presidenti i Lazios Claudio Lotitto po reziston fortë me synimin për të rritur edhe më shumë çmimin.

Objektivi mendohet se shkon tek rreth 140-150 milionë euro, shifër kjo që mund të arrihet në betejën mes klubeve të mëdha për mesfushorin ofensiv./a.m./noa.al/