Transmetuar më 14-07-2018, 11:31

Qimet në trup për shumë persona janë bezdi e madhe.

Por, heqja e tyre në disa zona të caktuara nuk këshillohet, madje mund të jetë e rrezikshme deri në fafalitet për jetën.

E tillë është heqja e qimeve në hundë, një veprim që e bëjnë shumë persona.

Ky veprim është mjaft i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë deri edhe vdekje.

Duket e pabesueshme por kjo mund të ndodhë pasi në atë pjesë ndodhet i ashtuquajturi “trekëndëshi i vdekjes”, një pjesë delikate e fytyrës ku kalojnë shumë vena dhe arterie.

Ky “trekëndësh” fillon nga pjesa e sipërme e hundës deri te cepat e buzëve.

Në momentin që shkulni qimet në hundë, ju mund të dëmtoni ndonjë venë dhe pjesa e dëmtuar bëhet e ndjeshme dhe mund të mbledhë baktere të rrezikshme për imunitetin e trupit.

Ndaj, mendohuni mirë para se të vendosni të shkulni qimet te hunda. /a.m./noa.al/