Transmetuar më 14-07-2018, 11:05

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon aksionet në terren për bllokimin e produkteve që tregtohen jashtë kushteve higjieno-sanitare.

Këtë të shtunë inspektorët kanë kryer një aksion në Sarandë në bashkëpunim me Policinë Bashkiake.

AKU ka bllokuar 43 litër qumësht që tregtohej në rrugë, jashtë kushteve higjieno-sanitare dhe në temperaturë të lartë,, raporton noa.al.

Policia Bashkiake njofton se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Kontrolle të ngjashme kryhen çdo ditë në qytetet e vendit. /a.m./noa.al/