Transmetuar më 14-07-2018, 08:36

Për shumë persona mbipesha është një problem mjaft i madh. Njerëzit obezë janë më të predispozuar ndaj disa sëmundjeve të rënda.

Dietat e ndryshme dhe stërvitja janë këshillat për njerëzit që duan të heqin kilet e tepërta.

Nëse tek disa kilet e tepërta janë rezultat e metabolizmit, te shumë të tjerë ajo është rezultat i mënyrë së të ushqyerit.

Hulumtuesit kanë bërë një zbulim sa të çuditshëm aq edhe të rëndësishëm së fundi që lidh shtimin në peshë me përdorimin e telefonit.

Këshillohet që të mos përdoret telefoni apo mos të shikoni televizor kur konsumoni vaktin tuaj.

Ko pasi truri shpërqendrohet dhe nuk e regjistron siç duhet procesin e ushqyerjes.

Kjo bën që jo shumë vonë nga vakti ju do konsumoni sërish ushqim dhe kështu ndikoni në shtimin në peshë./a.m./noa.al/