Transmetuar më 13-07-2018, 19:17

Dy persona homoseksualë janë rrahur në publik, pasi u zbuluan se kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Ata u dënuan nga një gjykatë islamike në Indonëzi.

Të dy meshkujt janë goditur mbi 80 herë para turmës me 1 mijë persona. Ata ishin pjesë e 15 personave që u fshikulluan jashtë një xhamie, në provincën muslimane, Banda Aceh. Ndër ta ishte dhe një grua e re që dënohej për shitje alkooli.

Ata ishin çifti i dytë i homoseksualëve që u shfaqën në publik këtë vit në Aceh, duke treguar diskriminimin me të cilin përballet komuniteti LGBT i Indonezisë.

"Ata u kapën nga një turmë në një sallon bukurie të Banda Aceh në fillim të këtij viti dhe u dorëzuan në polici", thanë autoritetet. /k.k/noa.al/