Transmetuar më 13-07-2018, 18:57

Janë një sërë arsyesh që mund të shkaktojnë çarjen e prezervativit, ku gjëja e parë është cilësia. Ekzistojnë një sërë firmash prezervativësh që njihen prej vitesh, ndaj mundohuni që të zgjidhni më cilësoren.

Si të ruani një prezervativ– Një prezervativ i çarë, mund të jetë pasojë e ruajtjes së keqe. Shmangni ruajtjen në vende shumë të nxehta, si portofoli, kroskoti i makinës apo motorit, vende të cilat përdoren shpesh nga meshkujt. Mos e ekspozoni gjatë në diell, pasi mund të dëmtohet.

Mos i ruani asnjëherë prezevativët në frigorifer, pasi nuk ka asgjë të vërtetë në bindjen e krijuar se nëse ruhen në vend të freskët rezistojnë më gjatë.

Prezervativët duhet të ruhen në vend të freskët, të thatë dhe në hije, larg agjentëve atmosferikë, të çfarëdo natyre qofshin. Sirtari i komodinës është vendi perfekt për ruajtjen e tyre.

Si të kuptoni nëse një prezervativ është i prishur- Shumë meshkuj e gjejnë veten me një prezervativ të prishur pa e kuptuar. Gjëja e parë për të konstatuar se një prezervativ është prishur është zhurma, por edhe niveli i ndjeshmërisë në organin gjenital të mashkullit. Kështu që nëse gjatë aktit bën zhurmë apo ju bezdis, kontrollojeni një herë, pse jo duke e mbushur me ujë.

Si të veproni nëse prezervativi është çarë?- Nëse tashmë është shumë vonë, “hataja” është bërë. Gjëja e parë që duhet të kini parasysh është që të ruani qetësinë! Kjo pasi pa ruajtur qetësinë, nuk do arrini që të mendoni. Në rast të çarjes së prezervativit rreziqet janë dy: sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe shtatzëni e padëshiruar, shkruan noa.al.

Kështu që është mirë që ti kontrolloni të dyja këto mundësi dhe të shuani çdo dyshim.

Për të qenë të sigurtë që nuk keni marrë HIV, duhet bërë një analizë gjaku brenda 15 ditësh, e cila duhet përsëritur pas katër muajsh.

Ndërsa për femrat në rast të çarjes së prezervativit, gjëja e parë që duhet bërë është të merret pilula e një dite më pas. Një kontraceptiv emergjence hormonal, i cili vepron deri në 72 orë pas raportit. /a.y/noa.al