Transmetuar më 13-07-2018, 18:06

Vrau të atin me goditje lopate, më pas hapi një gropë të madhe dhe e varrosi në kopsht.

Barbara Coombes, një grua angleze 63-vjeçare, vrau babanë 87 vjeç, Kenneth Coombes, i cili njihej si hero lufte, pasi zbuloi se kishte material pedo-pornografik. Zbulimi se i ati ishte pedofil, bëri që të humbë toruan, aq sa e vrau.

Ngjarja e rëndë daton në vitin 2006, kur gruaja gjeti brenda një kutie në shtëpinë ku jetonte me të atin, foto komprometuese me disa fëmijë.

E neveritur kur zbuloi se i ati ishte pedofil, kapi një lopatë dhe e goditi dy herë në kokë.

Pasi e varrosi në kopshtin e shtëpisë së tyre në Manchester, lajmëroi pjesën tjetër të familjes së babai kishte vdekur krejt papritur dhe se trupi ishte djegur.

Por hetimet që çuan në zbulimin e 63-vjeçares, ishte se ajo vijonte të merrte pensionin e të atit, kështu që në muajin janar të këtij viti nisën kontrollet, shkruan noa.al.

Në këto kushte, më 7 janar, Barbara shkoi në polici dhe tregoi gjithçka. Por këtë të mërkurë gjykata e shpalli fajtore, duke e dënuar me 9 vite burg. /a.y/noa.al