Transmetuar më 13-07-2018, 17:02

Ta telefonoj apo të pres të më marrë ai? Kjo është pyetja që shpesh i bëjmë vetes pas një takimi premtues. Dhe kjo ndodh me shumë persona!

Takimi i parë është si një bast, i cili fillon sapo kthehemi në shtëpi, ku presim nëse do të ketë interes, telefonatë apo reagime.

Bazuar në eksperienca të ndryshme, më poshtë sjellim disa situata të përgjithshme se si shkojnë gjërat pas takimit të parë:

Nëse ai telefonon një ditë më vonë– Nëse ai telefonin një ditë më vonë, apo pak pas takimit, interesi është i sigurtë. Kjo është një shenjë shumë e mirë interesi ndaj jush dhe një fillim i mbarë. Gjasat për një tjetër takim janë maksimale.

Nëse ju telefonon pas disa ditësh- Nëse pret dy ditë për t’iu telefonuar, do të thotë se është i interesuar, por ndrojtja e frenon disi. Ose ndoshta ju i interesoni, por nuk është i fiksuar maksimalisht tek ju. Ose ndoshta dëshiron t’iu njohë më mirë, por ka mbetur i tronditur nga një lidhje e mëparshme dhe ka frikë të dashurohet sërish. Por në këtë rast mos u dorëzoni, por bëjini të kuptojë qartë se nga ana juaj interesi për njohje nuk mungon.

Nëse kalojnë disa ditë- Nëse ai lë që të kalojmë më shumë se disa ditë ose ndoshta një javë para se t’iu telefonojë, ndoshta nuk është i dhënë pas jush. Ose ndoshta i pëlqeni, por nuk ka qëllime serioze. Ky është rasti kur duhet bërë kujdes!

Nuk ju kërkon më- Për fat të keq është edhe kjo fazë, ku ai pas takimit të parë nuk iu kërkon më. Diçka ka shkuar keq dhe ajo shkëndijë që mund të ketë ekzistuar, është shuar.

Ti do ta ridëgjosh– Merrni situatën në dorë, telefonin gjithashtu dhe thirreni. Kini parasysh se edhe vajzat duhet të jenë aktive, dhe nuk është e thënë se dashurohen qysh në takimin e parë. Shpesh herë dëshira për të na ritefelonuar menjëherë, është një tekë e tyre, pasi ai djali, ndoshta nuk iu pëlqen dhe aq. Nuk është e thënë që ta projektoni si babanë e fëmijëve për ta ritelefonuar! Ndoshta doni të përshpejtoni procesin e njohjes. Por mbani parasysh, është mirë që dëshira të jetë reciproke.

Kërkojeni në Facebook– Nëse telefonata ju duket e tepërt, ekzistojnë gjithmonë rrjetet sociale. Shkruajini diçka në Messenger sa për të thyer akullin, shkruan noa.al.

Chati në Whatsapp- Një tjetër alternativë për të komunikuar me të është Whatsapp.

Shkruajini në chat, pyeteni si është, me çfarë po merret, por pa u treguar shumë të fiksuara. Luani shumë me emoji! Prisni reagimin e tij! Nëse ju përgjigjet menjëherë me një buzëqeshje, tregon se është i kënaqur që e kontaktuar. Nëse nuk ju përgjigjet as aty, atëherë mbylleni si kapitull. /a.y/noa.al