Transmetuar më 13-07-2018, 16:24

Çdokujt mund t’i ketë ndodhur herë-herë që të dehidratohet dhe ndjen nevojën e lëngjeve dhe kjo na ndodh sidomos kur kalojmë ndonjë virozë stine apo sëmundje tjetër.

Disa faktorë mund të shkaktojnë dehidratim, por në çdo kohë një person mund të përjetojë humbje të tepruar të lëngjeve të trupit për shkak të një sëmundjeje, duke qenë shumë e vështirë të qëndrojë i hidratuar.

Çrregullimet më të zakonshme që shkaktojnë humbje të lëngjeve dhe elektroliteve janë diarreja dhe të vjellat, sepse ato shfaqen papritur dhe me intensitet të shprehur.

Image may contain: 1 person

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), evidenton se në rastet e dehidratimit të lehtë dhe të moderuar, trajtimi i linjës së parë sugjeruar nga WHO dhe ESPGHAN janë Solucionet Orale Rehidratuese (ORS) me osmolaritet të ulët, sepse ato mundësojnë trajtimin në shtëpi të rasteve të pakomplikuara të dehidratimit në një mënyrë praktike, të thjeshtë dhe efektive.

Idrata është një mundësi e mirë për të të larguar dehidratimin. Ajo vjen në formë bustinash që e bën përdorimin e saj më të lehtë dhe më praktik.

Konsumi i saj është i këndshëm dhe tërheqës për fëmijët, në sajë të shijeve të ndryshme dhe mundësisë për të ngrirë si një akullore siç shikoni foton më poshtë.

No automatic alt text available.

Paketimi me 8 bustina nga 62.5 ml (në total 500 ml) vjen me shije portokalli, limoni dhe luleshtrydhe.

Idrata është një ORS, i vetmi solucion efektiv që lufton dehidratimin duke përdorur një mekanizëm fiziologjik që nuk ndikohet nga sëmundjet gastrointestinale.

Ekspertët pohojnë se Idrata përshtatet me nevojat ushqyese të fëmijëve dhe të rriturve, duke kompensuar humbjen e lëngjeve dhe elektroliteve, duke rivendosur kështu ekuilibrin hidro-elektrolitik.

Po ashtu ajo është efektive për të gjitha rastet e diarresë dhe / ose të vjellave pa marrë parasysh shkaqet e tyre.

Image may contain: 1 person, outdoor

Fakt është se Idrata mund të përdoret si masa e vetme e rehidratimit tek pacientët që vuajnë nga dehidratimi i shkallës së lehtë ose të moderuar me një sukses prej 90-95%.

Duke qenë një solucion me kosto të ulët që mund të përdoret edhe në shtëpi, Idrata është i preferuar edhe pse nuk ka nevojë që të shkojmë në spital.

Duke qenë një Solucion Rehidratues Oral (ORS) dhe ORS-të klasifikohen në listën e OBSH si barna thelbësore ndaj dhe Idrata është një bar thelbësor.

Përdorimi i saj në fazat e hershme të sëmundjes parandalon dehidrimin, gjë që nënkupton më pak hospitalizime, komplikacione dhe shpenzime mjekësore.

Një produkt që prodhohet në Spanjë/Portugali sipas standardeve më të lartë të cilësisë së prodhimit, Idrata vjen me dy vjet afat skadence.

Mënyra e Përdorimit

iDRATA mund të konsumohet në temperaturën e mjedisit por rekomandohet marrja e saj në gjendje të freskët ose të ngrirë. Hapni bustinën dhe merreni direkt në gojë sipas udhëzimeve të mëposhtme. Pas hapjes, produkti duhet të ruhet në frigorifer dhe të përdoret brenda 24 orëve.

Në të gjithë gjendjet me dehidratim të lehtë ose të moderuar:

1. Gjatë 4 orëve të para a. Sasia e rekomanduar (ml) e iDRATA është: Pesha (kg) x 75. Nëse fëmijë dëshiron të pijë më shumë, jepini më shumë. Përdorni moshën e fëmijës sipas Tabelës Nr.1 vetëm në rastet kur nuk njihet pesha e fëmijës. b. Sasia e rekomanduar (ml) duhet të merret brenda 4 orëve të para. c. Në fillim duhet të administrohen sasi të vogla dhe të shpeshta për të minimizuar tendosjen e stomakut dhe të vjellat reflektore. Zakonisht, 1 (një) lugë çaji (5 ml) çdo 1-2 min. për fëmijë < 2 vjeç ose gllënjka të shpeshta për fëmijë ˃ 2 vjeç, tolerohen mirë: d. Fëmija duhet të monitorohet me kujdes për të parë nëse ka probleme: – Nëse fëmija vjell, duhet pritur 10 min. dhe më pas rifillohet marrja e iDRATA por me ritme më të ngadalta. – Nëse kapakët e syve të fëmijës fryhen, marrja e iDRATA duhet ndërprerë.

e. Gjatë 4 orëve të para nuk rekomandohet marrja nga goja e lëngjeve të tjera ose ushqimeve, përjashto ushqyerjen me gji sa herë që fëmija e dëshiron (kur aplikohet). Peshoni fëmijën dhe monitoroni sasinë e urinës.

2- Monitorohet gjendja e hidratimit të fëmijës pas 4 orëve

a. Nëse fëmija është akoma i dehidratuar: përsërisni trajtimin me iDRATA për 4 orë të tjera siç shpjegohet më lart; filloni t’i jepni fëmijës, sipas moshës, rregullisht qumësht gjiri ose çdo 3 – 4 orë qumësht, lëng frutash ose ushqim.

b. Nëse fëmija është rehidratuar plotësisht: duhet vijuar me dhënien e lëngjeve shtesë dhe ushqimit të zakonshëm (sipas moshës). Për të parandaluar shfaqjen e dehidratimit dueht administruar iDRATA: 5-10 ml/kg pas çdo episodi të diarresë; 2-5 ml/kg pas çdo episodi të të vjellave.

***