Transmetuar më 13-07-2018, 16:19

Dhoma gjumi, makinë, kuzhinë, banjo… vendet për të bërë seks të paharrueshëm janë të shumta dhe të gjithsecili ka të preferuarat e tij. Por kush e tha se nuk mund të kesh shije të përbashkëta ose nuk mund të frymëzohesh nga dikush?

Më poshtë gjeni disa nga vendet më të mira për të bërë seks

Të bësh seks në punë- Vendi i punës është cilësuar si një nga vendet më të mira për të bërë seks. Sigurisht një vend pak i pazakontë. Në dollap? Në zyrën tuaj kur të gjithë janë larguar? Në ashensor? Vetëm frika se mos zbuloheni nga shefi apo kolegu/ja e bën punën e seksit shumë emocionuese.

Të bësh seks në natyrë- Në vend të nëntë është renditur seksi në natyrë. Duket se kjo është një nga praktikat më të preferuara nga të rinjtë! Ne duhet të tërhiqemi, të gjejmë një vend larg syve kureshtarë, duke rrezikuar. Në bar, në një shtëpi të braktisur, në një vend të fshehtë që vetëm ju e dini. Emocionet e forta janë të garantuara.

Të bësh seks në dhomën e gjumit- Klasike e përjetshme, ndoshta e parëndësishme për disa, por për pjesën më të madhe jo. Sepse të kryesh marrëdhënie seksuale në dhomën e gjumit është gjithmonë e bukur dhe romantike. Edhe për çiftet që sapo janë njohur por edhe për ata të cilët kanë vite bashkë. Kush prej jush përpara një krevati të rehatshëm, do të hiqte dorë nga të bëri dashuri me partnerin/en?

Të bësh seks në kamping- Nuk këni bërë kurrë seks në një kamping? Duket të jetë një nga vendet më të vlerësuara, edhe pse mjaft spartan! Ndihet pak egër, lirë, i sigurt, por në të njëjtën kohë i zhytur në natyrë. Të bësh seks në kamping, cilësohet si një nga vendet me eksituese.

Të bësh seks në vaskë- Nëse është vaskë klasike ose një xhakuzi i këndshëm në një hotel, është edhe më romantike sesa të bësh dashuri në një dush të zakonshëm. Pasi ta provoni nuk do hiqni dorë.

Të bësh seks në kuzhinë- Kjo është një skenë tipike e filmit. Aktorët hyjnë, shkojnë në kuzhinë dhe kryejnë marrëdhënie seksuale në tavolinë ose mbështeten në frigorifer. Pse të mos provoni? Kuzhina gjithmonë e ngacmon imagjinatën!

Të bësh seks në ashensor- Një tjetër skenë si në filma. Të bësh seks në ashensor është gjithmonë shumë emocionuese. Kur ashensori të ndalojë rastësisht, aty hyjnë drithërimat. Ose bllokojeni atë, ose shfrytëzoni çastin.

Të bësh seks në hotel- Disa e konsiderojnë si një mënyrë të vjetër, sepse e lidhin atë me seksin midis të dashnorëve. Por të kryesh marrëdhënie seksuale në hotel mund të ketë shumë arsye, për ta praktikuar.

Para së gjithash sigurohuni që të keni rezervuar dhomën e duhur të hotelit, të jeni të vetmuar, të relaksuar, larg distancave dhe syve kureshtar. Është një mjedis i pastër, i mbajtur mirë, dhe i pajisur me të gjitha komfortet. Pas seksit mund të kërkoni darkë në dhomën tuaj ose dy gota verë ta plotësuar natën.

Të bësh seks në plazh- Dhe ç’të themi për plazhin? Është një nga vendet më romantike dhe të ëndërruara, veçanërisht për herën e parë. Sidomos natën, kur hëna reflektohet në det. Kur çadrat dhe shezlonët e diellit janë të mbyllura dhe ka paqe absolute.

Të bësh seks në makinë- Një nga vendet më klasike, duket se mbetet makina. Edhe pse pak e parehatshme, është një nga vendet ku mund të zgjedhësh raportet intime për marrëdhëniet e rastit. Veç duhet të jeni të kujdesshëm që të mos iu kapin.

Makina është vendi më i zgjedhur nga të rinjtë, veçanërisht në mungesë të një shtëpie të lirë.