Transmetuar më 13-07-2018, 15:31

Kinematografia shqiptare ka pësuar një humbje të madhe ditën e sotme, ku operatori i shumë filmave shqiptarë, Ilia Tërpini, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Tërpini u nda nga jeta ditën e sotme, si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Operatori i ndjerë e ka nisur punën në Kinostudio, ku prej andej ngriti karrierën e tij.

Ka qenë drejtor fotografie i mbi 100 dokumentarëve e 26 filmave artistikë.

Një ndër filmat e parë që ka realizuar me regjisorin Viktor Gjika ka qenë “I teti në bronz”.

Ilia Tërpini është vlerësuar me titullin “Artist i merituar”.

Mban “Medaljen e punës”, “Çmimin e Republikës’, “Medalione në 6 festivale të filmit”, “Çmim kombëtar për fotografinë artistike” por dhe Urdhrin “Mjeshtër i madh”. /a.y/noa.al